Bogdanoviç: Propozime konkrete në takimin me KFOR
BEOGRAD- Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka bërë thirrje "për vetëpërmbajtje dhe mospërdorim dhune". Bogdanoviç për "B92" ka thënë se bisedimet me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, do të duhej të vazhdonin sot dhe se në këtë takim, “pala serbe do të paraqesë propozimet e saj konkrete”.
Për takimin e mbrëmshëm, Bogdanoviç ka thënë se “ka ftuar gjeneralin Byler, që të gjithë të jenë të përmbajtur, që të mos përdoret dhuna”.
“Ne nga ana jonë po bëjmë çmos që populli të mbetet i qetë, që askush të mos e provokojë dhe askujt nuk po i bjen ndërmend të marrë armët kundër popullit apo KFOR-it”, - ka thënë Bogdanoviç.
Ndryshe, serbët lokalë në veri të vendit kanë vazhduar të qëndrojnë në barrikadat e vendosura.
Në Rudarë, mbrëmë vonë protestuesit kanë vendosur një kryq të madh, të lartë afër 7 metra, njoftojnë mediat serbe.
(m.a/rel/BalkanWeb)