E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç ankohet tek Ban Ki Moon për Kosovën

BEOGRAD- Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç me anë të një letre, të cilën i është drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon, pas rrëzimit të kërkesës e tij, transmeton "Zëri".

Në këtë letër të shkruar më 29 korrik, Jeremiç, paraqet shqiptarët si ekstremistë, shkaktarë të dhunës në veri dhe shkelës të marrëveshjeve, ndërsa kërkon nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’ia bërë me dije Prishtinës, që ajo nuk mund të marrë vendime të tilla luftarake dhe kërkon zbatimin e Rezolutës 1244.

Ai madje akuzon forcat speciale të policisë të Kosovës – ROSU që kanë kaluar lumin Ibër në veri, pa lejen e Bashkimit Europian dhe kanë bërë veprime ekstremiste, duke rrahur dhe arrestuar civilë serbë.

Ministri serb më tej kërkon nga sekretari Ban Ki Moon që të dënojë fajtorët e gjithë kësaj që dërguan deri te prishja e stabilitetit, në territorin, siç e quan ai, i cili mbetet në administrimin e Kombeve të Bashkuara nën Rezolutën 1244.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›