E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja, Stefanoviç: Kosova ta pranojë

BEOGRAD- Shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, deklaroi se nëse është e vërtetë se qeveria e Kosovës nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, kjo “do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin e përgjithshëm”, duke nënkuptuar kështu që Kosova duhet ta pranojë këtë marrëveshje. Lajmi bëhet publik nga radio "Europa e Lirë".

Deklaratat e Stefanoviç u bënë mbrëmë për mediat serve ku, vlerësoi se marrëvshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanoviç e Goran Bogdanoviç, “në masë të madhe është i mirë për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›