Autoriteti i anashkaluar
Askush nuk mund të kundërshtojë doktrinën që thotë se, politikanët në përgjithësi dhe pushtetarët në veçanti, duhet të jenë në pajtim me frymën e kohës së tyre. Por, duke shqipëruar gjithnjë këtë pohim të përgjithshëm, nuk është e thënë që kurdoherë e ke të verifikuar të vërtetën e tij. Fryma e kohës, ashtu siç i zbulohet secilit prej nesh, jo rrallë identifikohet me frymën e grupit, ku rastësitë e lindjes, të edukimit, të punës, të shërbimeve dhe të miqësive të “gozhdojnë” në periudha të gjata te një farë pozicioni. Dhe, kështu, asnjë orvatje ose kthesë e mendjes nuk mund të ta përmbysë krejtësisht dhe plotësisht gjithçka fshihet në subkoshiencën tënde. Bindja rreth këtij realiteti është formuar edhe ndërmjet qytetarëve shqiptarë, tek vështrojnë prej vitesh sjelljen e ca liderëve të tyre, që ndonjëherë i miklojnë me fraza demokratike dhe shpesh i mashtrojnë me arritje fantastike, ca herë i ngazëllojnë me takime diplomatike dhe jo pak i tërbojnë me luftë politike... Më së shumti, hipotenuza që rezulton nga këto katete, sa më shumë që kalon koha shpreh zhgënjimin gjithnjë e më të madh të një mase përherë e më të gjerë njerëzish.
Një model të spikatur në këtë fushë e gjejmë te qëndrimet dhe sjelljet e kryeministrit aktual të Shqipërisë, i cili edhe kur ushtronte funksionet e Presidentit të Republikës, edhe kur kishte mbetur lideri i opozitës, edhe tash e gjashtë vjet që mban në dorë frenat e qeverisjes, nuk mund të pajtohej dhe as të pranojë që t’i nënshtrohet zbatimit të parimeve kushtetuese, si ai për ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Sikurse, as depërtimit të vlerave demokratike në mekanizmat juridikë, që në këtë mënyrë do të përbënin shtetin e së drejtës dhe jo praninë e një muri të fortë ndarës midis një posti të lartë shtetëror dhe çdo gjëje tjetër që duhet t’i korrespondojë atij. Për këtë kryeministër, asgjë më shumë sesa ‘uni’ i vet nuk mund të ketë vlerë dhe as t’i kundërvihet. Prandaj, marrëdhëniet e tij me të gjithë politikanët dhe funksionarët vendas mund të kenë një rrjedhë normale vetëm nëse ata renditen nën urdhrat personale dhe bëhen pjesë e marifeteve të skuthetërisë. Madje, edhe kur kundërshtimet e mundshme që i bëhen motivohen për të demokratizuar rendin juridik të vendit dhe, rrjedhimisht, për të orientuar drejt rrugës së duhur qëndrimet individuale në piramidën shtetërore, nuk vlerësohen apo shpërblehen me mirënjohje, përveçse konsiderohen si rezultat i efektit të marrëzisë. Përndryshe, marrëdhënie të tilla si, bie fjala ato me ish-presidentët Moisiu e Meidani, pa ngurrim shndërrohen në armiqësore dhe veprimet e mëtejshme i shoqëron toni i mllefit, pabesisë, zilisë, dashakeqësisë, hasmërisë.
Një ton i tillë ka karakterizuar edhe raportet e tendosura me funksionarin e tashëm më të lartë të shtetit, i cili deri sa u zgjodh përpara katër vjetësh figuronte si zëvendëskryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të saj. Presionet kundër tij, fillimisht nën shurdhinë dhe më pastaj të hapëta e të zhurmshme, burimin e kishin te prirja për të luajtur rolin e tij me zërin dhe gjestet e një përfaqësuesi të unitetit të popullit, pra të qëndronte mbi gërr – mërret e vazhdueshme ndërmjet krahëve të ndryshme të politikës shqiptare dhe të mos dekretonte ndonjë ligj që është konsideruar se binte ndesh me Kushtetutën. Kështu, këto presione gradualisht morën trajtat e sulmeve të furishme, jo vetëm ndaj Bamir Topit si person i veçantë, por edhe ndaj ushtrimit të funksioneve të postit që mban. Për shembull, mjaft e zakonshme është bërë praktika që maxhoranca kuvendare nën bilbilin e liderit të saj rrëzon sistematikisht dekretet e Presidentit, veçanërisht në rastin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të atyre të Organit të Rishikimit Kushtetues. Madje shkohet deri atje sa në mënyrë krejtësisht arbitrare t’i kufizohen Presidentit të Republikës edhe kompetencat që ia atribuon atij Ligji Themelor i Shtetit, si: kushtëzimi tërësisht i të drejtës së faljes, që kushtetutshmërisht është prerogativë e kreut të shtetit, nga rekomandimet e shtruara dhe të adresuara prej ministrit të Drejtësisë.
Së fundmi, që nga fillimet e këtij viti, kur zhgënjimi i popullsisë ndaj qeverisjes ka arritur në prag të honeve dhe revoltimi ndaj saj e ka mposhtur frikën, kryeministrit Berisha i duhej të flakte tej edhe ndonjë maskë që i kishte mbetur, duke zbrazur armët në drejtim të protestuesve dhe, njëherësh, duke mos kursyer as akuzat për tentativë të grushtit të shtetit, në të cilën na qenkej përfshirë, sipas tij, edhe kryetari i shtetit(?!). Një sajesë e pasuksesshme kjo, për të justifikuar dhe fashitur përpara faktorit ndërkombëtar krimin brutal që ai kreu ndaj popullit të vet. Më tej, pasi urdhëroi manipulimin e pamëshirshëm të votave në procesin elektoral të fundit, gjoja për të respektuar barazinë e tyre, kryeministri pa sëkëlldi përdhosi tiparin tjetër, atë të fshehtësisë. Dhe këtë përdhosje u përpoq ta ilustronte më së miri, me një akuzë përsëri ndaj Presidentit të Republikës, sikur gjoja ky i fundit ka tradhtuar shtresën nga e cila u promovua në politikë dhe prandaj votoi për kreun e socialistëve(?!). Mirëpo, siç ka vërejtur Lihtenbergu i famshëm: “veprime të këtij lloji janë si një pasqyrë: nëse e sheh veten një majmun, nuk mund të reflektohet një apostull”. Për këtë arsye, edhe këto ditë, kur këto dy ngjarjet që përmendëm pak më lart duken çdo ditë e më shumë si njolla të zeza në panoramën e zhvillimeve shqiptare, toni i kryeministrit nuk mund të pësonte ulje, por vetëm përsëritje të gjithçkaje që kishte buçitur më parë, në formën e një akuze publike.
Me fushatën anti–Topi, kryeministri ynë sigurisht që ka disa motive, të cilat vërtiten rreth mënjanimit një herë e mirë të pavarësisë së autoritetit të Presidentit të Republikës dhe rreshtimit të këtij autoriteti në tufën që drejton kërraba e Berishës. Çka përflitet më së shumti ka të bëjë me zgjedhjen vitin e ardhshëm të Presidentit të Republikës, kur përfundon mandati i parë 5-vjeçar në këtë post i Bamir Topit. Të pakënaqur me qëndrimet e herëpashershme distancuese të këtij të fundit nga veprimet sektariste të maxhorancës qeverisëse, deputetët e saj nën kungimin e liderit të tyre nuk presin më për të shprehur me plot gojën sigurinë në mospërtëritjen e mandatit presidencial të ish–kolegut të djathtë. Njëherazi, për të mbështetur një siguri të tillë deklarojnë hapur se, presidentin e ardhshëm do ta zgjedhin vetëm me votat e krahut të tyre, pra qoftë edhe me një karton më shumë sesa gjysma e atyre të të gjithë anëtarëve të legjislativit, çka aktualisht mund ta bëjë të mundur raundi i fundit i votimeve në seancë plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Veç të tjerash, nga ky këndvështrim dallohen qartësisht edhe refuzimet publikisht kategorike të Kryeministrit, për të shqyrtuar dhe miratuar një paketë të re ndryshimesh kushtetuese, duke korrektuar përsëri edhe disa dispozita, mbi të cilat u vu dorë në një mesnatë prilli të 3 viteve më parë.
Duke vijuar fokusimin te Presidenti aktual, nuk mund të mos mbahet parasysh edhe influenca shoqërore e tij mbi disa deputetë të krahut të djathtë, marrëdhëniet multilaterale të të cilëve, nga druajtja që i ka tipizuar deri tani s’është çudi të zhvillohen paksa drejt qendrës, aq sa të ndikohet për një tjetër konfigurim të sallës parlamentare. Pra, mendja ta do që në sesionin kuvendar të ardhshëm, i cili fillon punimet të hënën e parë të shtatorit, të pritet edhe një rrjedhje nga radhët e komanduara prej Berishës, çka mund të justifikohet, krahas të tjerave, me protestat e pritshme popullore, apo edhe me ndonjë skandal të ri në vazhdën e gjëmave të njëpasnjëshme të kësaj qeverisjeje. Nëpërmjet një tabloje të tillë, ku ovaliteti politik s’para pritet të ndriçojë peizazhin e rrugës së integrimit, ashtu sikurse jo gjithmonë varet fruti i paqes në pemën e heshtjes, sidoqoftë mund të dallohet zymtësia, veçanërisht në portretin e atij, të cilit i adresohet sidomos krijimi i krizës së rëndë që përjeton vendi dhe thellimi i mëtejshëm i saj. Që këtej mbase shpjegohet përsëritja e vazhdueshme që i bën Berisha “zbulimit” të mediave dhe komisionerëve të vet për votën që dha Presidenti Topi më 8 maj, duke dashur ndërkohë t’u mbushë mendjen ndjekësve të tij që atë, Topin pra, na e paska futur dhe mbajtka në xhep kreu i opozitës. Tek e fundit, natyra nuk tregohet përherë e përkorë dhe te disa njerëz përzien bashkë me frikën e arsyeshme edhe ca gjëra të tjera që, po të jetë e mundur t’i shohësh nga brenda, të japin idenë e asaj që zakonisht quhet ‘panik’.
Mund të ketë edhe arsye të tjera që e shtyjnë Berishës t’i vërsulet kaq egër Kryetarit të shtetit. Po ky i fundit (apo i pari) si u është përgjigjur, së paku gjatë këtij viti, sulmeve të tilla? Nuk do të ishte e dëshirueshme t’i jepej përgjigje kësaj pyetjeje, duke kujtuar zakonin e hershëm të kinezëve, të cilët njëzet apo tridhjetë goditje me shkop bambuje në prapanicë i konsideronin si korrigjim atëror të bërë nga mandarini dhe prandaj i pranonin ato me akte falenderimi. Megjithatë, në ‘dyluftimin’ e kohëve të fundit, vështirë të ishin të mjaftueshme vetëm ca retorika, me të cilat është paraqitur Presidenti Topi. Këto retorika, ndonëse kanë synuar të përmirësojnë sado pak klimën e tensioneve në atmosferën shqiptare, nuk mund të njësohen plotësisht me masa efektive, për të theksuar apo forcuar pozitën e tij si një “autoritetet asnjanës”. Ndërkohë, edhe pse ndryshimi procedural i 2008-ës për zgjedhjen e Kreut të ardhshëm të shtetit, në këto kushte do ta bënte të pasuksesshëm rikandidimin e një personaliteti që ka aspiruar dhe pretendon të ndikojë në balancimin e treshes liberale të pushteteve, nuk mund të ndryshojë dot as opinionin ndaj tij dhe as metodat apo praktikat e një regjimi monokratik me mbështetje tribale, nëpërmjet reagimeve të zbehta vetëm me letra nga institucioni i Presidencës dhe me deklarata në konferenca shtypi apo në takime diplomatike. Nuk mund të ndryshojë dot, pa zhvilluar kurajën që t’u bëjë bllokadë akteve antikushtetuese, qoftë edhe formalisht apo përkohësisht me ushtrimin e vetos pezulluese, ose tagrave të tjera. Jo vetëm kaq, por nga konformimi i tij me këto akte, konformim i heshtur apo i dekretuar, me veprim ose me mosveprim, ekziston rreziku për të shkatërruar disa vlera dhe për të mos arritur korrigjimet e nevojshme në një të ardhme të afërt.
Një rrezik të tillë mbart edhe deformimi që u bëri maxhoranca kuvendare para disa muajve procedurave për dhënien e pëlqimit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët ishin emëruar nga Presidenti i Republikës. Në procesin e caktimit të këtyre anëtarëve, si edhe atyre të Gjykatës së Lartë etj., kushtetutshmërisht i besohet roli parësor Kryetarit të shtetit, që duhet të qëndrojë mbi palët, të njohë pavarësinë e institucioneve, por edhe rëndësinë e Kuvendit. Mirëpo, deputetët e djathtë votuan ‘pro’ vetëm për një emër, i prezumuar si pëlqimtar i grupit të tyre, ndërsa diskutimin për dy të dekretuarit e tjerë e zëvendësoi një letër që Kryetarja e Kuvendit i drejtoi Presidentit të Republikës, me anë të së cilës e njoftonte që dekretet për kandidatët e tjerë t’ia sillte Kuvendit pas dy vitesh. Pavarësisht ngërçit në rotacionin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dekreteve të Presidentit u jepet ose nuk u jepet pëlqimi gjatë seancës plenare. Rrugë të mesme nuk sanksionon Kushtetuta dhe aq më pak që, si rrugë e tillë të shërbejë ajo administrative. Por, Presidenti Topi, në vend që pas kësaj t’i drejtohej vet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë ankimore, heshtjen preferoi, duke u lejuar kështu që mandati i dy gjyqtarëve kushtetues të zgjatet, në kundërshtim flagrant me Ligjin Themelor dhe me ligjin organik, nga 9 vjet në 12 vjet.
Ky dhe të tjera raste brenda një periudhe të shkurtër vënë pikëpyetjen për ‘fatin’ e një ligji tjetër, siç është ai për ngritjen e ndërtesës së re të Parlamentit në vend të Piramidës, miratuar së fundmi në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, jo vetëm me vota të falsifikuara, por edhe pa u shoqëruar me faturën financiare përkatëse. A do ta dekretojë Presidenti Topi këtë ligj brenda afatit të sanksionuar, apo përsëri do të zgjedhë heshtjen, e cila sidoqoftë shpie automatikisht në hyrjen në fuqi të këtij akti. Me këtë mënyrën e dytë, ai mbase do të kishte mundësi të mos ndoste duart. Megjithatë, po t’i besohet asaj që politologu dhe juristi i shquar Henry Adams shkruante qysh para një shekulli në veprën e tij “The Degradation of the Democratic Dogma”, se historia (ashtu si matematika) është e detyruar të pranojë që ekscentricitetet balancojnë pak a shumë njëri–tjetrin, çfarë mbetet konstante në rastin tonë? Sigurisht, mënjanimi, anashkalimi i autoritetit real të Kreut të shtetit si përfaqësues i unitetit të popullit, ç’ka mund t’u lërë hapësirë edhe për ca kohë prirjeve për forcimin jo të shtetit të së drejtës, por të një regjimi autokratik.