Bogdanoviç: Referendumi, me pasoja politike për Serbinë
Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se mbajtja e referendumit në veri të Kosovës mund të jetë i lire nga ana financiare, por mund të jetë shumë i shtrenjtë politikisht për shtetin e Serbisë.
“Referendumi do ta zvogëlojë kredibilitetin dhe kapacitetin tonë rreth negociatave me bashkësinë ndërkombëtare. Paraprakisht dihen rezultatet, sepse ne të gjithë jemi kundër institucioneve të Kosovës. E gjithë kjo është për t`i shërbyer politikës por në kurriz të njerëzve të zakonshëm”, ka thënë Bogdanoviç për “Press”.