E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS nesër debaton për Kosovën

Nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara debatohet për situatën në Kosovë.

Në takim shqyrtohet raporti i tremujor i sekretarit ë Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Në këtë raport është shfaqur shqetësimi për situatën në veri të Kosovës ku vazhdojnë të mbeten të ngritura barrikadat e serbëve dhe pengesat për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Nga Kosova në takim merr pjesë ministri i Jashtëm i Republikës, Enver Hoxhaj ndërsa Serbia pritet të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë së saj Vuk Jeremiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›