Moti i keq, 3 fëmijë në Bulqizë kërkojnë ndihmë mjekësore

I gjithë vendi është pushtuar nga temperaturat e ulëta, dhe reshje të mëdha dëbore duke izoluar komuna të thella në veri të vendit. Temperaturat kanë shkuar deri në -20 gradë celcius në Bulqizë ku disa akse rrugore mbeten ende të bllokuara, ndërsa akse të tjera janë tepër të vështira për të lëvizur për shkak të akullit dhe ngricave.
Sipas informacioneve më të fundit 3 fëmijë të sëmurë në komunën e Ostrenit nuk mund të transportohen drejt spitalit pasi rrugët janë të bllokuara. Familjarët e tyre bëjnë apel për ndihmë në mënyrë të fëmijët të transportohen drejt spitalit të Bulqizës për të marrë edhe ndihmë mjekësore.
Ndërkohë mësohet se dy të rinj kanë mbetur të bllokuar nga dëbora në Qafën e Luzhës ku dëbora arrin deri në 1.5 metra. Dy të rinjtë që prej 48 orësh kanë mbetur të bllokuar në automjetin e tyre dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.