Bogdanoviç: Serbët në veri, të gatshëm të paguajnë akcizën
.jpg)
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar të dielën se serbët në veri të Kosovës janë të gatshëm të paguajnë akcizat dhe tatimet, por me kusht që paratë të mbeten në veri dhe me këto para “të zhvillohen udhëheqjet lokale”, njoftojnë mediat serbe.
“Nuk mund të lejojmë doganierët e Kosovës që të jenë në vendkalimet në veri, që të hyrat e mbledhura aty të shkojnë në buxhetin e Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç.
Ai ka shtuar se marrëveshja për vulat doganore nuk do të thotë se është arritur marrëveshja edhe për doganat dhe pagesat në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri.
“Ne edhe këtë problem dëshirojmë ta zgjidhim me dialog dhe marrëveshje, por jo në dëm të serbëve në veri të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, është shprehur Bogdanoviç