E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri Stefan Fule mbërrin në Maqedoni

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule sot ka mbërritur në Shkup në kuadër të një vizite zyrtare me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai është i ftuar nga zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, i cili është organizator i Konferencës me temë “Decentralizimi dhe multikulturalizmi në Maqedoni”, që mbahet me rastin e përvjetorit të dhjetë të Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë konferencë pritet pjesëmarrja e personaliteteve të tjera ndërkombëtare, pjesëmarrja e paralajmëruar e kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe e liderëve politike, etj.
 

Fule në një intervistë për një të përditshme maqedonase ka deklaruar se BE nuk dëshiron të ketë problemin e emrit, por kërkon zgjidhje.
Ai ka theksuar se vizita e tij në Maqedoni nuk do të jetë rutinë, por në kohën e duhur. Ai gjithashtu ka shprehur vlerësime pozitive lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›