E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enciklopedia, takohen akademikët shqiptarë dhe maqedonas

Sot pritet të mbërrijë në Ohër një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHASH) të udhëhequr nga kryetari, Gudar Beqiraj.

Delegacioni do të pritet nga kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Georgi Stardelov. Në kuadër të këtij takimi do të nënshkruhet memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim shkencor midis dy vendeve.

Në qendër të këtij takimi do të jetë edhe Enciklopedia Maqedonase, e cila kohë më parë ka nxitur reagime dhe debate në qarqet shkencore shqiptare. Gjithashtu do të diskutohet edhe lidhur me përgaditjen e Enciklopedisë së përpunuar, ku sipas disa spekulimeve të mediave u theksua se akademikët nga Shqipëria do të përfshihen në ekipet për përpunimin dhe hartimin e Enciklopedisë së re.

Gudar Beqiri, kreu i ASHA kohë më parë sipas një korrespodence me stujdues shqiptarë nga Maqedonia, ka hedhur poshtë këtë mundësi të përfshirjes së akademikëve të Tiranës.

Në delegacionin e ASHA marrin pjesë edhe akademiku Emin Riza si dhe sekretari i përgjithshëm i Akademisë, Salvator Bushati. Takimet do të zhvillohen në shtëpinë e njohur Uranija në Ohër.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›