E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic: Serbiakundër shkëmbimitterritorial me Kosovën

BEOGRAD- Gjatë një interviste për BBC-në ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka deklaruar se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë nga Beogradi. Duke e kundërshtuar këtë ide, ministri Bogdanovic theksoi se qeveria serbe është e angazhuar që Kosovën ta ruajë si pjesë përbërëse të Serbisë.

“Ne as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës”, - tha Bogdanovic

Kjo ide e shkëmbimit të territoreve sipas Bogdanovic tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, autoritetet kosovare janë të vetëdijshme “për faktin se duhet të ulemi përsëri në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, jo vetëm çështjet teknike që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të shqiptarëve dhe serbëve, por edhe për statusin, sepse, e përsëris, statusi i Kosovës nuk është i zgjidhur për Serbinë”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›