Dështimi në BotërorDomenek dëshmon paraParlamentit francez
PARIS- Dy nga drejtuesit më të lartë të kombëtares franceze në Botëror, trajneri Rajmond Domenek dhe presidenti i Federatës Zhan Pier Eskalet, janë paraqitur sot përpara Komisionit Parlamentar, për të shpjeguar dështimin e Francës. Në minutat e fundit, Komisioni bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohej me dyer të mbyllura, ndërsa dëshira për një gjë të tillë ka qenë e drejtuesve të Federatës. Në shtypin francez është shkruar këto ditë se dorëheqja e presidentit të Federatës Eskalet erdhi pas deklaratave të forta të deputetëve që fajësuan Federatën për situatën qesharake të krijuar në ekipin kombëtar. Zhan Fransua Rubo’ i partisë UMP, u tha gazetarëve pas takimit: “Domenek e Eskalet ishin shumë të shqetësuar. është e vështirë për ta, por në futboll janë investuar shumë para, kështu që është normale që deputetët të kuptojnë shkaktarët dhe pasojat e kësaj situate. Imazhi i Francës u hodh poshtë, lojtarët nuk këndonin Marsejezën dhe refuzonin t’u jepnin duart kundërshtarëve. Kjo është e papranueshme”, tha Rubo’. Ndërkohë, për liderin e partisë parlamentare UMP, Zhan Fransua Kope, sesioni me
Domenek dhe Eskalet, ishte shumë dëshpërues, por të nevojshëm. Pas kësaj mund të them se sjellja e futbollistëve francezë ishte shokuese. Duhet të nxjerrim mësime nga kjo. Tani shpresoj që deputetët të rekomandojnë modernizimin e Federatës së Futbollit”, tha ai. Por, sesioni parlamentar i mbajtur në Francë, nuk është pritur mirë nga FIFA që ka kërcënuar me përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare në rast se nuk i jepet fund kësaj ndërhyrje politike në futboll.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)