E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur

Sipas Bogdanoviçit, është e nevojshme që mes palëve të nisë një dialog për të gjitha çështjet e pazgjidhura. Deklarata e zyrtarit serb vjen një ditë pas asaj të shefit të diplomacisë gjermane, Guido Vestervele, i cili u shpreh dje në Beograd se tashmë Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës së pavarur.

Për Goran Bogdanoviçin, vlerësimi i diplomatit gjerman nuk është i rastësishëm, pasi Berlini e ka njohur kosovën si shtet të pavarur. Në një deklaratë për median pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se nuk mund të arrihet paqja në Kosovë dhe Ballkan nëse njërës palë i plotësohen të gjitha kërkesat, kurse tjetra i humb të gjitha. Ministri serb premtoi se të njëjtin qëndrim Beogradi do të mbajë edhe në OKB.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›