E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic: Të ruhen institucionet serbe në Kosovë

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se duhet të bëhet gjithçka që “të ruhen institucionet e Serbisë në Kosovë”.

Sipas tij, pas arritjes së marrëveshjes për “kalimet administrative”, barrikadat duhet të hiqen.

"Qëllimi i ekzistimit të barrikadave është përmbushur dhe nuk ka nevojë që njerëzit edhe më t`i ekspozohen rrezikut”, tha Bogdanoviç.

Sipas tij, kompromisi mund të arrihet pa marrë parasysh se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare i përkrah shqiptarët.

Bogdanovic ka vlerësuar se referendumi në veri të Kosovës është i panevojshëm dhe se “ai nuk do të zgjidhë problemet”. Ndërsa, është shprehur edhe kundër pagesës “në hyrje dhe në dalje të Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›