Bogdanoviç: Serbët, pa kushte për të votuar në Kosovë

Ende nuk janë plotësuar kushtet që serbet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, ka thënë i ashtuquajturi ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç. Duke folur për zgjedhjet e nëntorit, Bogdanoviç ka thënë se edhe pse disa parti që përfaqësojnë serbët janë regjistruar për zgjedhje nuk ka kushte që serbët të votojnë në Kosovë, pasi që këto zgjedhje do të mbahen sipas planit të Ahtisarit të cilin Serbia nuk e ka njohur.
Sipas tij, decentralizimi është i domosdoshëm në Kosovë, dhe "Serbia është e gatshme të bisedojë me EULEX-in edhe pse gabimet e këtij misioni shpesh kanë shkuar në dëm të serbëve".
Sipas tij, decentralizimi është i domosdoshëm në Kosovë, dhe "Serbia është e gatshme të bisedojë me EULEX-in edhe pse gabimet e këtij misioni shpesh kanë shkuar në dëm të serbëve".