Francë/ Sarkozy shtrohet në spital
Presidenti francez Nicolas Sarkozy i është nënshtruar një vizite mjekësore në spital pasi është ndjerë keq ndërsa po zhvillonte disa ushtrime fiskulturore, bëri të ditur zyra e tij. Presidenti 54-vjeçar ka filluar të ndihet i plogështuar dhe në gjendje të fikti, u informua nga ndihmësit e tij të cilët dekalruan për agjensinë e lajmeve AFP. Ata sqaruan se presidenti pati disa kriza të vogla nervore. Zyra e shtypit në presidencën franceze tha se Sarkozi po i nënshtrohet disa analizave dhe testeve të hollësishme. Gjendja shëndetësore e Sarkozisë pësoi luhatje në fundjave kur ai ndodhej në vilën e tij pranë Versajës, jashtë Parisit. Numri një i Francës u dërgua në një spital ushtarak, raportoi agjensia e lajmeve AFP. Ndërsa nga palati Elize nuk ka asnjë informacion të metejshëm për ngjarjen. Sarkozi është parë shpesh si një praktikues i rregullt i pedalimit me biçikletë. Ndërkaq më 3 korrik, duke iu referuar ekzaminimit më të fundit të tij mjekësor, nga burime zyrtare në Pallatin Elize, u bë e ditur se parametrat kardiovaskulare ishin normale dhe po ashtu edhe rezultatet e gjakut.