E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi/ Zjarr në një ndërtesë, 6 të vdekur

Zjarri në një ndërtesë në periferi të Stokholmit shkaktoi gjashtë të vdekur, përfshirë pesë fëmijë dhe adoleshentë, si edhe dy të plagosur rëndë, njoftoi sot policia suedeze. Zjarri përfshiu katin përdhes të një ndërtese në Rinkewby, lagje popullore 15 kilometra në perëndim të Stokholmit. "Viktimat u intoksikuan nga tymi", deklaroi një zëdhënës i policisë. "Gjashtë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Pesë fëmijët dhe adoleshentët ishin lindur gjatë viteve 1990-2008. Mes të vdekurve ishte dhe një i rritur", deklaroi zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Jens Wismar. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›