Bogdanoviç në Mitrovicë: Të sigurohet paqe për të gjithë në Kosovë

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka kërkuar sot nga KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i, që të bëjnë përpjekje plotësuese për sigurimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për ata në veriun e Mitrovicës, të cilët janë më së shumti të rrezikuar. Goran Bogdanoviç sot në Mitrovicë u takua me përfaqësuesit e katër komunave në veri të Kosovës. Pas këtyre takimeve është thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare. Në një konferencë për gazetarë, Goran Bogdanoviç, ka kërkuar nga misionet ndërkombëtare, që t'i "evitojnë provokimet dhe eskalimin e konflikteve nga ana e shqiptarëve".