E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak,shpërthim në xhami,38 të vrarë

Një tjetër atentat i përgjakshëm ka ndodhur në Bagdad. Një grua kamikaze ka hedhur veten në erë në Kadimia, pranë njërës prej xhamive më të rëndësishme Sheite të kryeqytetit, duke vrarë të paktën 38 persona dhe plagosur 55 të tjerë. Një postobllok është goditur afër xhamisë që i dedikohet imamit Musa, teksa dhjetëra besimtarë sheitë po përgatiteshin për të festuar ditën e "Ashures", festës fetare për ditën e vdekjes së Hyseinit, nipit të Profetit Muhamed. "Një grua që kishte me vete një bombë në rripin e saj, e ka shpërthyer atë përpara njërës nga hyrjet për në vendin e shenjtë", ka deklaraur një zëdhënës i forcave irakiane të sigurisë. Zëdhënësi ka shpjeguar se pjesa më e madhe e viktimave janë pelegrinë iranianë, midis të cilëve ka shumë gra dhe fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›