E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Prania e KFOR-it, e rëndësishme

Sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se prania e KFOR-it në Kosovë është e rëndësishme për të shmangur incidentet dhe situatat e ngjashme më ato që ndodhën ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas tij, KFOR-i duhet të ketë prani të dukshme në ato pjesë të Kosovës që paraqiten si vatra potenciale të krizës, pasi kjo, sipas tij, ka ndikim preventiv tek të gjithë ata që mbajnë armë. Ivanoviç ka thënë se për momentin, është shumë e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe që populli mos të bie pre e provokimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›