E Diel, 1 Nëntor 2026

Palestinë,Abas:Objektivi ynë,të ndalohen sulmet në Gaza

Presidenti palestinez Mahmud Abas ka dënuar pushtimin nga Izraeli të Rripit të Gazës. "Objektivi ynë kryesor është të ndalojmë sulmet mbi njerëzit tanë në Rripin e Gazës. Ne jemi duke bërë përpjekjet maksimale për ta ndaluar një gjë të tillë", u shpreh Abas. Ndërkohë që të paktën 20 civilë palestinezë, si dhe luftëtarë të Hamasit janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i operacioneve tokësore në Rripin e Gazës nga trupat izraelite. Autoritetet izraelite kanë lajmëruar se ofensiva do të zgjasë disa ditë. Thirrjet për armëpushim nga Shtetet e Bashkuara, qeveritë e tjera ndërkombëtare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë qënë të kota për arritjen e një marrëveshjeje. Jo vetëm ndërkombëtarët, por edhe vetë palestinezët dhe izraelitët kanë protestuar kundër këtyre operacioneve. Izraeli e pushtoi Gazën në vitin 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme dhe formalisht e mbaroi sundimin ushtarak në vitin 2005, pas një sërë revoltash nga ana e palestinezëve. Megjithatë Izraeli vazhdoi të kishte nën kontroll kufijtë e Rripit të Gazës. Përpjekjet ndërkombëtare të paqes kanë synuar krijimin e një shteti të pavarur palestinez, pas fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme nga Hamasi në vitin 2006 dhe grumbullimit të forcave të Fatahut në Gazë, të cilat janë besnike ndaj Presidentit Mahmud Abas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›