E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, nuk ka arritur të hyjë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë pëlqimin UNMIK-ut që Bogdanoviç të vizitojë Kosovën.Qeveria gjithashtu nuk i ka ofruar siguri, duke deklaruar se ai duhet t'i bëjë kërkesë zyrtare institucioneve të Republikës së Kosovës, bashkë me axhendën, e jo të vazhdojë me avazin e vjetër, që kërkesat e tilla t'i bëjë në UNMIK sikurse më parë."Ne nuk i kemi dhënë pëlqimin dhe kemi kërkuar t'u drejtohet institucioneve me kërkesë dhe agjendë, përndryshe do të kthehet prapa, apo nëse insiston të hyjë pa leje dhe me persona të armatosur do të arrestohet", ka thënë. kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›