E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti,temperatura të ulëta edhe javën e ardhshme

Rryma të ftohta e të thata me origjinë veriore do të mbajnë të pushtuar vendin gjatë gjithë javës së re. Duke nisur nga 24 orëshi i ardhshëm e më tutje, pavërsisht vranësirave sporadike, moti parashikohet të jetë pa rreshje por me temperatura të ulëta. Gjithashtu, ngrica do të jetë një element, i cili duhet të kihet në vëmendje sidomos nga drejtuesit e automjeteve, për orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Sipas Shërbimit Meterologjik të Ushtrisë, zona verilindore dhe juglindore nga mesi i javës mund të preken nga rreshjet e dobëta të shiut e të borës. Por, ardhja e këtij sistemi të ri vranësirash, nuk do të mund të mbizotërojë pjesën tjetër të territorit, ku atmosfera do të vijojë të jetë e kthjellët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›