Bogdanoviq Ne veri nuk ka snajperiste

DW Zoti Bogdanoviq si paraqitet gjendja aktualisht ne veri te Kosoves
Bogdanoviq Gjendja ne veri momentalisht eshte e qete ndonese tensionet jane shume te medha. Zoti Stefanoviq dhe une po bejme te gjithcka te mundshme nga ana jone qe problemet te zgjidhen me mjete paqesore pa perdorimin e dhunes. Ky eshte misioni yne ne Kosove gjetja e zgjidhjes me mjete paqesore. Kete presim edhe prej pales ne Prishtine sepse mendojme se aktet si ajo e nderhyrjes se njeanshme te njesise policore ROSA jane plotesisht te papranushme.
DW Keni frike nga mundesia e shkallezimit te situates sepse edhe KFOR-i ka kumtuar se ne veri ka dhe snajperiste dhe persona tjere te armatosur serbe
Bogdanoviq Shikoni situata ketu eshte e tensionuar dhe e paparashikueshme. Njerezit po jetojne nen psikozen e frikes. Ne po bejme te gjitha qe te mos arrije deri tek shkallezimi dhe nje angazhim te tille e presim edhe nga KFOR-i dhe pala ne Prishtine. Por pohimet rreth snajperisteve dhe personave te armatosur jane plotesisht te paverteta. Une gjendem ketu tete dite me radhe dhe nuk kam pare asnje snajperist. Tani po perhapen shume manipulime dhe genjeshtra. Ketu nuk ka
njerez te armatosur. Fatkeqesisht ka ndodhur edhe vrasja e nje polici per te cilen ne kemi shprehur ngushellime. Incidente te tjera nuk ka pasur.
DW. Ju u keni bere thirrje njerezve qe te kthehen nga pushimet verore dhe tu bashkangjiten protestave gje qe ne Prishtine eshte komentuar si thirrje per mobilizim dhe kryengritje
Bogdanoviq Paknaqesia e njerezve ketu eshte e madhe. Disa njerez kane shkuar ne pushime dhe atje rrahin gjoksin si patriote. Ne i kemi ftuar ata te kthehen dhe te jene ketu me popullin por nuk i kemi ftuar te nisin ndonje lufte. Duhet te vijne ketu dhe te jene me popullin dhe familjet e tyre. Ne nuk duam te kemi refugjate te tjere nga Kosova. Mjaft me me refugjate dhe konflikte. Ne jemi per zgjidhje paqesore dhe dua te besoj se jemi ne gjendje te arrijme nje zgjidhje te tille. Duhet te bisedojme dhe te negociojme per gjetjen e ndonje zgjidhjeje paqesore dhe askush te mos perjetoje ndonje te keqe.
DW A eshte dialogu i mundur ne kushte te ketilla
Bogdanoviq As ne kushtet e tanishme nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter. Edhe ne keto kushte duhet biseduar. Te gjitha mundesite e tjera na cojne ne nje drejtim te gabuar. Prishtina duhet te angazhohet me shume per gjetjen e zgjidhjes se pranueshme per te dyja palet. Duhet te nderprese aksionet si ai i dergimit te njesise speciale dhe perpjekjet per intergrimin e veriut ne te ashtuquajturin shtet te Kosoves. Bashkesia nderkombetare dhe Prishtina e kane te qarte se serbet e veriut nuk mund te pranojne ndonje zgjidhje te tille. Pra duhet te bisedojme dhe te merremi vesh per zgidhjen e problemeve. Pavaresisht qe situata eshte e tensionuar une nuk shoh ndonje zugidhje tjeter vec dialogut dhe marreveshjes.
DW Zoti Bogdanoviq autoritetet e Kosoves kane pohuar keto dite se qellimi perfundimtar i Serbise eshte ndarja e Kosoves. A eshte ky qellimi Juaj
Bogdanoviq Me dekada te tera pohohet se ndarja e Kosoves eshte qellimi i Serbise qe absolutisht nuk eshte e vertete. Mire ne nuk ikim as nga kjo zgjidhje por duhet te ulemi dhe te bisedojme te shikojme nese nje mundesi e tille eshte e pranueshme per palen shqitpare dhe per palen serbe dhe jo te imponojme zgjidhje te njeanshme qe i shtojne tensionet dhe e largojne edhe me shume popullin serb dhe shqiptar nga njeri-tjetri. Ne kete menyre nuk arrihet paqja.
Ne duam marreveshje dhe pajtim me shqiptaret. Ne interesin tone eshte qe te pajtohemi me shqiptaret dhe ti zgjidhim te gjitha problemet.
DW Pala shqiptare ka deklaruar se nuk do te ulet me Ju per te biseduar sepse Ju dhe zoti Stefanoviq jeni futur ilegalisht ne Kosove. Si e komentoni ju kete
Bogdanoviq Edhe ky eshte nje qendrim tjeter i gabuar dhe nje retorike e gabuar. Ne nuk jemi futur ilegalisht ketu te gjithe e dine se jemi ketu. Familja ime jeton ketu ne Kosove prandaj nuk mund te thuhet se jam futur ilegalisht. Zoti Stefanoviq dhe une nuk jemi duke nxitur popullin per kryengritje por jemi ne mision paqesor duam qe gjendja te qetesohet te vazhdoje dialogu dhe me dialog tlsquoi zgjidhim problemet.
DW Si e vleresoni rolin e KFOR-it dhe te EULEX-it ne kete situate
Bogdanoviq Me duhet te pranoj se KFOR-i eshte sjellur kohet e fundit ne menyre mjaft neutrale sa i perket statusit. Ne shpesh kemi falenderuar zotin Buumlhler per durimin angazhimin konstruktivitetin dhe vullnetin per zgjidhjen e situates.
Sa i perket EULEX-it ai gjithmone ka qendruar anash dhe nuk ka bere asgje per zgjidhjen e problemeve.
DW A eshte Kosova sot me afer shkallezimit te dhunes apo zgidhjes politike
Bogdanoviq Dua te besoj se jemi me afer zgjidhjes politike. Nga ana jone do te bejme gjithcka brenda mundesive tona per nje zgjidhje paqesore. Une besoj se edhe populli shqiptar dhe udheheqeja e tij jane te vetedijshem per kete sepse cdo zgjidhje tjeter na con ne drejtim te gabuar.
Intervistoi Bahri Cani
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora