E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogu: “Dua të prish planet e Ibrës”Sulmuesi kuqezi: “Ua bëmë këtë gjë Portugalisë e Danimarkës”. Gjiganti i Kievos ka shënuar nga një gol në dy ndeshjet e fundit

Publikoje ne:

“Me Kombëtaren e Shqipërisë u prisha planet Portugalisë e Danimarkës, tani është radha e Suedisë së Ibrahimoviçit”. Kjo është deklarata e  bujshme e Erjon Bogdanit, sulmuesit kryesor të përfaqësueses sonë të futbollit, dhënë faqes italiane të internetit, Italsports.it, pak orë përpara se “pyka” e Kievos në Serinë A italiane të nisej drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve të Kombëtares në Limburghof, aty ku dhe kuqezinjtë po përgatiten për sfidën kundër Suedisë. Bogu ka shënuar 3 gola në këto eliminatore, dy prej të cilëve kundër Portugalisë (1-2) e Danimarkës (1-1).

KIEVO
Sulmuesi shqiptar foli edhe për momentet që po kalon me skuadrën e tij në Itali, Kievon, sidomos për ndeshjen e fundit kundër Kaljarit në kampionatin italian. “Në Kaljari nuk luajta mirë, por fituam dhe kjo është gjëja që vlen, - tha Bogdani për italsports.it. “Nëse luaj keq dhe ndërkohë skuadra në ndeshjet e ardhshme jam gati të vendos firmën. Për momentin, duke parë se jemi vetëm në javën e shtatë mendojmë vetëm për shpëtimin. Nëse do të arrijmë shumë shpejt në kuotën e 40 pikëve mund të mendojmë edhe për objektiva të tjerë”.

Numri i klikimeve - 1350
  E Enjte, 08 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›