Rishfaqet Taçi: I kam 700 milion për Milanin
“I kam gati 700 milion euro për të blerë Milanin”, deklaroi Rezart Taçi sot për “Gazzetta dello Sport”. Më tej, biznesmeni 38-vjeçar nga Shqipëria shtoi: “Kam ndërmend që ta përforcoj këtë shifër.”
Manjati shqiptar i naftës pranon të ketë pasur bisedime me presidentin Silvio Berluskoni. “Po, kam folur me Berluskonin. Më tha që nuk ka ndërmend ta shesë klubin, por nëse kjo do të ndodhë, ai do ta marrë parasysh propozimin tim”, tha Taçi për gazetën italiane.
Dhe më pas shton: “Milani vlen 700 milion? Nuk ka problem. Grupi im është mësuar me angazhime të rëndësishme dhe ka përfunduar me sukses marrëveshje të tilla. E di që ide të tilla nuk mund të pranohen menjëherë, por jam i sigurt që kam financat e nevojshme.”
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e “Fininvest”, grupit financiar që menaxhon financat e Milanit: “Milani nuk është në shitje.” E shkurtër, por e prerë deklarata për shtyp e shoqërisë që ka në përdorim 100% të kuotave të klubit italian.
“Duke u nisur nga thashethemet që po qarkullojnë në shtyp kohët e fundit, “Fininvest” është e detyruar të sqarojë edhe një herë tjetër në mënyrë të prerë dhe absolute, se nuk ekziston asnjë hipotezë për shitje, të plotë apo të pjesshme, të aksioneve të shoqërisë “A.C. Milan”, thuhet në komunikatën për shtyp të shoqërisë financiare.
Rezart Taçi ishte në bisedime gjatë verës për të blerë një tjetër klub të Serisë A, Bolonjën, por në fund marrëveshja nuk arriti të mbyllet me sukses.
Por ai ka një shpjegim edhe për këtë: “Kujdes nga keqkuptimet! Gjithçka ishte në rregull për Bolonjën, nuk ndërrova mendje për shkaqe ekonomike. Le të themi që si tifoz i Milanit, mendova se do të ishte më mirë të prisja edhe pak.”