David Vila: Jam gati përballë Barcelonës
Sulmuesi spanjoll ka pësuar një dëmtim, dhe deri më 17 tetor kur do të zhvillohet ndeshja, mendohet se është kohë e mjaftueshme për rikuperimim e tij.
“Shpresoj të jem i gatshëm në përballjen me Barcelonën, pasi deri atëherë është një kohë e gjatë. Jam duke punuar çdo ditë dhe jam i bindur plotësisht se do të rikuperohem”, deklaron David Vila.
Sulmuesi i kombëtares spanjolle u përfol shumë gjatë muajve të verës për një largim nga radhët e Valencias, por drejtuesit e klubit bënë një sforco të madhe për ta mbajtur atë megjithë problemet e shumta financiare.
Valencia aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 11 pikë, pas 3 fitoresh, 2 barazimesh dhe 1 një humbjeje. Ndërkohë që Barcelona udhëheq kampionatin me 18 pikë të plota pas gjashtë javësh.