E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojan Krkic kalon tek Roma

Bojan Krkic më në fund pranon largimin nga Barcelona. Ka një marrëveshje të plotë ndërmjet kampionit evropian dhe ekipit italian Roma për transferimin e tij.

Ai do të kalojë në Olimpico për 2 vjet, me mundësinë e riblerjes nga Barcelona. Kalimin ia ka lehtësuar fakti që trajneri i ri i Romës është Luis Enrique, që deri më tani ishte pjesë e Barcelonës.

Marrëveshja është mbyllur të martën në mbrëmje në Barcelonë, dhe jozyrtarisht thuhet se ka kushtuar 10 milionë euro. Bojan gjendet në Danimarkë me Spanjën U21.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›