Bojan Krkiç në Romë për 12 mln euro
Barcelona ka arritur marrëveshjen për shitjen e sulmuesit Bojan Krkiç te Roma për 12 milionë euro, ka njoftuar klubi katalan nëpërmjet një komunikate të publikuar në sajtin zyrtar të premten. Marrëveshja përfshin opsionin e ri-blerjes së tij që i mundëson Barcelonës të rikthejë futbollistin në fund të sezonit 2012-2013 për 13 milionë euro, por Roma mund ta anulojë këtë klauzolë nëse paguan edhe 28 milionë euro shtesë. Krkiç, 20 vjeç, ishte njëri prej talenteve më të mëdhenj që dolën nga akademia e Barcelonës dhe debutoi për ekipin katalan në sezonin 2007-08, por nuk arriti të zërë vend si titullar në ekipin e parë për shkak të konkurrencës së fortë në repartin sulmues. Në Romë, ai do të bashkohet me ish-trajnerin e Barcelonës B, Luis Enrike.