E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felipe Melo huazohet te Gallatasaraji

Galatasaraji ka arritur një marrëveshje me Juventusin për huazimin e mesfushorit Felipe Melo, ka njoftuar klubi turk dje. Gjiganti nga Stambolli për të siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian do të paguajë Juventusin dy milionë euro, si dhe do të mbulojë pagën e futbollistit prej gati tre milionë eurosh. Në fund të sezonit 2011-2012, Gallata mund ta blejë Melon për 13 milionë euro. Pas dy sezoneve, Melo largohet nga Juventusi, ku ishte transferuar nga Fiorentina, ndërsa kërkohej edhe nga PSG, por vendosi të vazhdojë karrierën në Turqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›