Thuni, gol në pozicion e jashtë loje
Mund të jetë shaka e fatit të keq, por në fakt që të dy golat e realizuar nga Thuni kanë lënë shije të hidhur te Vllaznia. Goli i parë, ai i shqiptaro-zviceranit Milaim Rama ka qenë dukshëm në pozicion të parregullt. Në momentin kur filtrohet topi për ish-lojtarin e përfaqësueses së Zvicrës, ky është të paktën një gjysmë hapi pas shpinës së mbrojtësit të fundit, por mesa duket anësori nuk e ka “vënë re” këtë episod. Por nuk mbaron me kaq. Edhe në çastin e golit të dytë kryesori mund të vërshëllente për një faull në dëm të portierit të Vllaznisë, malazezit Vujadinoviç, pasi ky i fundit është “viktimë” e një goditjeje me kokë nga një lojtar kundërshtar që kërkon të godasë topin. Por kryesori ka lejuar avantazhin dhe bernezët kanë arritur të shënojnë golin e dytë dhe të kualifikimit për në turin e tretë. Por veç këtyre rasteve, ka edhe disa të tjerë në disfavor të shkodranëve, që mund të kishin sjellë një ndeshje ndryshe.