Bojaxhi: Ndertimi i centralit berthamor, pas 20 vjetesh
Ndertimi i nje termocentrali berthamor ne Shqiperi, ne mos i pamundur, eshte nje projekt shume i larget. Drejtori i KESH, Gjergji Bojaxhi ne nje takim me rastin e Dites se Tokes me studente te Universitetit te Tiranes, sqaroi se projekte te tilla kerkojne dekada deri sa te finalizohen. "Per momentin, po behet me shume zhurme sec duhet. Qe te ndertosh nje objekt te tille do te pakten 20 vite, do nje konsensus social, politik formalisht dhe rajonal. Mendoj se jemi shume heret qe t'i afrohemi ketyre parametrave", tha Bojaxhi.
Duke e pare zgjidhjen e problemit te energjise ne radhe te pare, si nje problem ekonomik drejtuesi i KESH vlereson se vendi nuk duhet te orientohet drejt objektivave te tilla, sic jane kthimi ne nje superfuqi energjetike. "Nuk mendoj qe Shqiperia duhet te behet as vend eksportues, as qe te behet vend importues. Une nuk mendoj qe Shqiperia duhet te gjeje energjine me koston me te ulet. Kjo do te thote qe nese ne kemi siguri, qe ne tregun rajonal te sigurojme sasine e energjise qe na nevojitet, pervec asaj qe prodhojme sot, atehere ne duhet te shkojme per ate energji, ne qofte se eshte me e lire. Ne qofte se ne mendojme se mund te bejme disa objekte ketu ne Shqiperi, brenda parametrave mjedisor-sociale, por qe prodhojne energji me lire, ate duhet te synojme", tha Bojaxhi.
Vetem nje dite me pare, pas studimit te bere nga nje kompani franceze, eshte deklaruar se vendi mund t'i plotesoje nevojat per energji, vetem duke shfrytezuar potencialet ujore te lumenjve.
Bashkia , aktivitet me femijet
Ne Diten Nderkombetare te Tokes, bashkia Tirane, qendra "Eden" dhe ambasada amerikane, organizuan aktivitete nen moton "Bashkohu me ne, jeto shendetshem redukto, riperdor, riciklo". Ne pavijonin e qelqte ne sheshin "Skenderbej" u ekspozuan punime artistike te femijeve, te realizuara me materiale te ricikluara, ndersa permes nje skeci te shkurter te improvizuar, eshte percjelle prej te vegjelve dhe mesazhi ndergjegjesues per te kontribuar ne reduktimin, riperdorimin dhe riciklimin e mbetjeve per nje te ardhme me te mire. Dita e Tokes eshte vendosur ne daten 22 prill ne vitin 1970. "Si individe mund te bejme shume. Eshte e rendesishme te sigurojme qe toka te jete e paster dhe t'u lihet e paster dhe gjeneratave ne vazhdim",- tha Bix Aliu, sekretari i pare i ambasades amerikane ne Tirane.