E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, vendos te kufizoje bashkite dhe komunat per rritjen e taksave

Kete jave pritet te kaloje ne seance plenare nje vendim i Keshillit te Ministrave qe e kufizon pushtetin vendor, te rrise taksat dhe tarifat me shume se 10 per qind nga kufijte qe jane miratuar ne Parlament. Miratimi. Sipas Ministrise se Financave kufizimi i pushtetit lokal per te mos rritur taksat dhe tarifat me shume se sa 10 per qind nga percaktimi ligjor, eshte miratuar nga Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe Financave dhe synon shmangien e abuzimeve ndaj biznesit te vogel. Projektligji qe do te miratohet shume shpejt ne seance plenare, parashikon vendosjen e kufijve te pushtetit vendor per taksat ndaj biznesit te vogel. Ne baze te projektit bashkite dhe komunat, nuk mund te ulin me shume se 30 % taksat ndaj biznesit, por as t'i rritin ato me shume se 10 %. Ligji i meparshem parashikonte qe bashkite dhe komunat, te mund te ulnin deri ne 30 % taksat ndaj biznesit. Po keshtu, pushteti vendor kishte te drejte t'i rriste taksat ndaj ketij biznesi deri ne 30 %. Gjithashtu projektligji parashikon edhe krijimin e nje Task-Force te vecante, i cili do te shqyrtoje me perparesi cdo ankese te biznesit te vogel. Biznesi i vogel eshte konsideruar, sektori me i fuqishem i ekonomise. Pavaresisht se kontributi i tij ne buxhetin publik eshte pakrahasimisht me i vogel se biznesi i madh, biznesi i vogel eshte gjeneratori i punesimi ne vend. Ne kete biznes jane te punesuar rreth 200 mije persona. Taksa e biznesit te vogel, u transferua teresisht nje vit me pare, ne perputhje me konceptin e decentralizimit, ne bashki e komuna.

10

Per qind kane te drejte bashkite dhe komunat, te rrisin taksat sipas vendimit te fundit te qeverise, i cili pritet te miratohet kete jave ne seance plenare. Qeveria e mori kete vendim pasi disa bashki, po vendosnin taksa pa kriter duke renduar biznesin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›