Doganieret greke ne greve, radhe ne Kakavije
Ne harkun kohor te nje jave, greva e dyte e doganiereve greke te Kakavijes, ka bllokuar serish levizjen e kembesoreve dhe automjeteve, ne nje nder pikat me te medha kufitare qe lidh Shqiperine me Greqine. Ashtu sic kishte paralajmeruar, pas greves se realizuar ne daten 15 prill 2009, diten e djeshme stafi i doganes greke, ka zhvilluar serish nje greve tri oreshe. Prej ores 07:00 deri ne oren 10:00, doganieret greke kane bojkotuar punen duke bllokuar levizjen e automjeteve ne te dyja anet e kufirit. Sipas burimeve ne Drejtorine Rajonale te Kufirit ne Gjirokaster, ne kete greve u perfshi vetem personeli i doganes greke, nderkohe qe efektivet e policise se Kakavijes, vazhduan normalisht punen. Gjate tri oreve, greva ka bllokuar zhdoganimin dhe qarkullimin e cdo automjeti ne te dyja anet e kufirit, nderkohe qe levizja e kembesoreve ka vijuar normalisht. Gjate tri oreve, ne te dyja krahet e kufirit, kane qendruar ne pritje per t'u zhdoganuar me dhjetera automjete, jo vetem te emigranteve por edhe te transportit te mallrave. Dje kane lene pas, traun e doganes greke te Kakavijes, rreth 4 mije emigrante.
B. Kore
B. Kore