Bojaxhi jep doreheqjen nga KESH
Gjergj Bojaxhi dha dje doreheqjen nga drejtimi i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Me argumentin se misioni i tij ne drejtimin e kesaj korporate u krye, Bojaxhi beri publik largimin e tij nga kreu i KESH diten e djeshme, permes nje deklarate mediatike. "Gjate ketyre viteve, energjia ka qene nje sfide kombetare dhe me shume se dy vjet me pare, kryeministri Sali Berisha me ngarkoi me misionin per te zgjidhur kete sfide, nepermjet tre objektivave kryesore, 24 ore drita, miremenaxhim i Korporates dhe privatizim te divizionit te shperndarjes. Te gjitha keto objektiva u permbushen dhe une e konsideroj misionin tim ne KESH te kryer", tha dje Bojaxhi. Drejtori i KESH, tashme i dorehequr, theksoi se nen drejtimin e tij, korporata, i realizoi te gjitha objektivat qe kishte. Ndaj dhe kjo sipas tij, justifikon largimin e tij nga ky post i rendesishem. "Keto objektiva te vena u realizuan deri ne fund, duke u bazuar ne integritetin dhe profesionalizmin e stafit te punes", vijoi Bojaxhi. Sipas tij, keto ishin dhe arsyet e doreheqjes nga posti i drejtorit te KESH, pa lene asnje dyshim tjeter mbi faktin e doreheqjes se tij. Fakti se tashme, te gjitha objektivat e vena nga kreu i qeverise, u realizuan, sipas Bojaxhiut, detyra dhe misioni i tij ne krye te KESH, u realizua plotesisht, pra u permbush. Per keto arritje te Korporates Elektroenergjitike Shqiptare, nen drejtimin e tij, Bojaxhi gjeti vendin te falenderoje edhe stafin e specializuar me te cilin ka punuar ne dy vitet e qendrimit te tij ne krye te kesaj korporate. Gjergj Bojaxhi u emerua rreth dy vjet e gjysme me pare ne krye te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Ai u zgjodh ne krye te kesaj korporate, ne pranveren e vitit 2007, dhe ne ate kohe mbante postin e zevendesministrit te Energjetikes. Sipas procedures, tashme do te jete Ministri i sapo zgjedhur i Energjetikes, Dritan Prifti, i cili pritet te propozoje emrin e ri se kush do te drejtoje KESH, ne kater vitet e ardhshme. Ende nuk perflitet ndonje emer konkret se kush do te jete pasardhesi i Bojaxhi ne krye te KESH. Ministri do te shqyrtoje emrat e mundshem, per te paraqitur edhe kandidatin e ri per postin e Drejtorit te Korporates Elektroenergjitike Shqiptare. Bojaxhi, ne postin e drejtorit te KESH, dy vite me pare, pasoi drejtorin e atehershem, Andi Beli, i larguar me nje tjeter doreheqjeje nga ky post, por per arsyen e performances se dobet ne krye te ketij sektori. R. Rapushi