E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi, 15 % e femijeve te ndrojtur para mesuesve

Femijet jane te ndrojtura para mesuesve dhe shpesh here nuk marrin guximin qe te flasin me ta si per mesimin ashtu edhe per ceshtje te tjera. Ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga UNICEF ne vendin tone. Sipas te dhenave ka rezultuar se 15 per qind e ketyre femijeve jane te ndrojtur dhe flasin ne shkolle vetem atehere kur u drejtohen mesuesit dhe jo te marrin vete iniciativen per te folur gjate nje ore mesimi.

Studimi

UNICEF ne nje studim te vetin te kryer me se fundmi ne vendin tone, ka treguar se 15 per qind e nxenesve te cilet shkojne ne shkolle nuk kane guxim te flasin. Nderkohe qe nje pjese tjeter e nxenesve mendojne se mesuesit nuk i degjojne problemet e tyre edhe ne rast se ata do ti shprehin. Ky raport tregon se nxenesit e shkollave 9-vjecare por edhe ato te mesme nuk kane kurajon qe te kerkojne nje cilesi me te mire te mesimdhenies ne klase, por edhe kushte me te mira ne shkollen ku ata studiojne. "Frika se ata mund te ndeshkohen nga mesuesit frenon shprehjen e deshirave dhe kerkesave te kesaj kategorie nxenesish" theksohet ne studimin me te fundit te kryer nga UNICEF. E ndersa eshte nje numer i larte i femijeve te cilet nuk kane guxim te flasin e te shprehin deshirat e tyre, nje tjeter problem ne arsimin shqiptar eshte edhe braktisja e shkolles apo puna qe kryejne te vegjlit.

Braktisja

Studimi i kryer nga UNICEF ka prekur edhe ceshtjen e punesimit te te vegjelve, pikerisht te moshes shkollore, por edhe braktisjen e mesimit. "rreth 11 per qind e femijeve shqiptare nuk shkojne fare ne shkolle. Ndersa 8 per qind e kesaj kategorie sot punojne, per te siguruar te ardhura ekonomike per familjet e tyre" thuhet ne studimin e UNICEF-it. Ne kundershtim me kete studim, bien te dhenat e Ministrise se Arsimit, e cila deklaron se vetem 0.8 per qind, ose e thene ndryshe 3 deri ne 4 mije, kurse studimi i UNICEF-it tregon nje numer vertet me te larte. Po keshtu, edhe te dhenat nga Sindikata e Arsimit tregojne se numri i femijeve te cilet po braktisin shkollen eshte rritur, kurse rikthimi i tyre ne bankat e shkolles eshte shume i vogel.

Te dhena mbi studimin

15 % e femijeve jane te ndrojtur te flasin me mesuesit

11% e femijeve shqiptare e kane braktisur shkollen

8% e atyre qe kane braktisur shkollen punojne

0.8% eshte shifra zyrtare e MASH per braktisjen

3-4 mije femije mendohet se nuk shkojne ne shkolle

Te vegjlit pa ambiente argetuese

Nje studim i fokusuar vetem tek femijet, kenaqesite dhe pakenaqesite e tyre, por edhe ato cka i shqeteson ne jeten e perditshme eshte kryer nga UNICEF. Te pyetur rreth pakenaqesive, femijet jane shprehur se jane keqtrajtuar nga ana e prinderve apo mesuesve, te cilet ne 45 per qind te rasteve i godasin dhe i bertasin ne menyre konstante. Nga ana tjeter studimi tregon se 84 per qind e femijeve ndihen me te sigurt ne lagjet e tyre. Ajo cka femijet pohojne eshte se e ardhmja e tyre nuk eshte ne vendin tone por jashte. Por pakenaqesite e femijeve dhe te adoleshenteve vijne edhe per mungesen e ambienteve kulturore, sportive dhe hapesirave te gjelbra. "Nga studimi u verejt se rreth 44 per qind e femijeve pretendojne qe te ardhmen e tyre ta ndertojne jashte vendit. Nderkohe qe kane ankesa te larta persa i perket kushteve te jeteses jashte ambienteve te shtepise, si dhe kontakteve qe prinderit apo mesuarit kane krijuar me ta" thuhet ne studimin e vitit te kaluar. Studime te llojit te tille jane te pakta ne vendin tone, nderkohe shifrat e pakenaqesive dhe te mungesave jane te larta. Keshtu ne kete studim citohet se 65 per qind e femijeve shprehen te pakenaqur nga niveli i larte i ndotjes se ajrit. Ne konkluzionet e studimit thuhet qarte se shqetesimi kryesor per femijet perseri mbetet mungesa e ambienteve argetuese, kulturore dhe sportive, te cilat i kane shtyre ata ne perdorimin e duhanit, alkoolit dhe drogave te tjera. Te pyetur rreth pakenaqesive te tjera, femijet jane shprehur se jane keqtrajtuar nga ana e prinderve apo mesuesve, te cilet ne 45 per qind te rasteve i godasin dhe i bertasin ne menyre konstante. Nga ana tjeter studimi tregon se 84per qind e femijeve ndihen me te sigurt ne lagjet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›