E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spekulimet mbi rritjen e cmimit te energjise, pa baza"

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, (METE) shprehu dje shqetesim mbi spekulimet politike, rreth rritjes se cmimit te energjise elektrike, per konsumatoret vendas, te cilat i konsideron si te nxituara e te pabaza. Ne nje njoftim per median, METE sqaron se propozimi i tarifave te energjise elektrike, nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH), per Entin Rregullator te Energjise (ERE), eshte nje detyrim ligjor. Por aty nuk percaktohen se do te jene pikerisht keto tarifa, ato qe do te zbatohen vitin e ardhshem per konsumatorin. "Propozimi i OSSH tregon se sa deshiron operatori privat qe te rrise tarifat e energjise. Kurse ERE, ka per detyre t'i analizoje keto propozime dhe te marre nje vendim, qe ne radhe te pare, ka per detyrim mbrojtjen e interesave te konsumatoreve te energjise elektrike", ben te ditur njoftimi i METE-s. Gjithashtu, Ministria e Ekonomise shpreh besimin e plote se ERE, do te veproje me profesionalizem dhe maturi ne marrjen e vendimit perfundimtar. Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) aplikoi dy dite me pare, prane Entit Rregullator te Energjise, per rritjen e cmimit te energjise elektrike per vitin 2010. Ishte kryetari i Entit Rregullator te Energjise, Bujar Nepravishta i cili deklaroi se OSSH kerkoi ne date 30 shtator prane ERE-s rritjen e cmimit te energjise elektrike. Cmim qe sipas kesaj korporate, duhet te rritet ne baze te procedurave ligjore vitin e ardhshem. Kreu i ERE-s, theksoi se kerkesa e OSSH-se do te shqyrtohet brenda nje periudhe 12 ditore, gjithnje, ne se ajo eshte konform rregullave. Me pas, do te kerkoje OSSH te paraqese brenda 10 diteve treguesit per energjine elektrike si dhe t'i publikoje tarifat ne tre prej gazetave me te njohura ne vend. "Kjo kerkese do te behet transparente dhe pas nje analize deri ne date 15 dhjetor nga ERE do te merret vendimi per kete ceshtje", theksoi Nepravishta. Kompania CEZ bleu kete vit 76% te aksioneve shteterore te OSSH permes nje tenderi te hapur nderkombetar, me shumen 102 milion euro. Konsulencen e privatizimit te OSSH e beri Banka Boterore, e perzgjedhur nga qeveria shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›