E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kucove shkurtime nga puna per naftetaret

Nje tjeter reforme ka perfshire Ndermarrjen e Prodhimit te Naftes ne qytetin e Kucoves. 200 punonjesve te tjere u eshte komunikuar vendimi per largimin nga puna.

Punonjesit jane njoftuar se nderpresin cdo marredhenie me punen ne ndermarrje pa percaktuar asnje shkak konkret.

Shkurtimi i punonjesve mesohet se ka perfshire te gjithe sektoret e ndermarrjes nderkohe qe punetoret e larguar nga puna te revoltuar jane shprehur se heqjet nga puna jane bere vetem ne baze kriteresh politike.

Vetem nje muaj me pare 150 punetore te naftes u larguan nga puna pas kalimit te ndermarrjes nen administrimin e Albpetrol reforme kjo qe eshte shoqeruar me nje te dyte diten e djeshme nderkohe qe punetoret e larguar shprehen se do tu drejtohen protestave.

Me pare kjo ndermarrje numeronte rreth 700 punetore dhe specialiste ndersa tashme numri i punetoreve te mbetur ne pune nuk i kalon 200.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›