E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje aksident nga shpejtesia

Dy automjete jane perplasur ne superstraden Fushe Kruje-Lezhe. Aksidenti ka ndodhur ne afersi te fshatit Luze te rrethit te Krujes ku nje mjet me targa te Krujes ka goditur nga pas nje autoveture me targa te huaj duke e nxjerre ate nga rruga.

Si pasoje e ketij aksidenti kater persona jane plagosur rende dhe u derguan ne Spitalin Ushtarak Tirane per te marre ndihmen mjekesore.

Policia ne vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizen dhe sipas saj dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e drejtuesit te mjetit me targa te Krujes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›