E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani humb Normalen gjen nje gjimnaz

Shuhet Normalja e Elbasanit. Simboli shekullor i mesuesise shqiptare do te shnderrohet ne nje gjimnaz pothuajse te zakonshem nderkohe qe do te sherbeje per praktiken studentore te universitetit Aleksander Xhuvani te qytetit te Elbasanit.

Vendimi per shnderrimin e shkolles pedagogjike Luigj Gurakuqi te Elbasanit eshte marre pak dite me pare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences dhe ka hyre ne fuqi menjehere.

Normalja e Elbasanit themelet e se ciles u vendosen me 1 dhjetor te vitit 1909 per vete kontributin e saj ne bazat moderne te arsimit shqiptar do te quhej me te drejte djepi i arsimit kombetar.

Per me teper se nje shekull jete ajo ka perhapur misionaret e mesimit te shqipes ne Shqiperi e ne te gjitha trojet ballkanike qe flitej shqip.

Me mijera e mijera mesues jane diplomuar nga kjo shkolle e vetmja ne llojin e saj.

Ne fillim dhjetorin e vitit te kaluar kur ne Pedagogjiken e Elbasanit u kremtua me madheshti 100-vjetori i celjes se Normales askush nuk e kish besuar se vetem nente muaj me pas shkolla ne fjale do ta vuloste perfundimisht misionin e saj historik.

Me ane te nje vendimi ministror tashme ajo do te quhet thjesht nje gjimnaz dhe aty do te zhvillohen praktikat pedagogjike te studenteve te universitetit Aleksander Moisiu.

Dy dite me pare ne dyert e saj jane ulur gjimnaziste. Nderkohe qe drejtoresha e ketij institucioni arsimor Dhurata Valera ka deklaruar se per vitin e pare jane regjistruar gjimnaziste dhe priten udhezime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per te vepruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›