Koncert në Kopenhagen / Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n gjatë performancës

Një moment familjar dhe plot emocione pushtoi skenën në Kopenhagë teksa Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë koncertit të tij në Royal Arena, duke dhuruar një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes.
Teksa reperi po performonte hitin “Lord Pretty Flacko Jodye 2”, Rihanna u shfaq pranë tij me Riot në krahë, ndërsa flakët që shpërthenin në skenë e bënin atmosferën edhe më spektakolare.
Por surpriza erdhi pasi Riot zbriti nga krahët e së ëmës, u pozicionua mes prindërve të tij dhe, me qetësi të habitshme, mori mikrofonin e të atit dhe iu drejtua publikut duke i falenderuar.