Rama vizitë ne Michigan: Nuk jemi një vënd mbijetese por shprese!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA.
Vizita në Miçigan ishte ndalesa e parë e agjendës së kryeministrit Rama në SHBA, në vijim të angazhimeve të tij në Nju-Jork.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar shqiptar, po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Shqiptarët sot jetojnë me idenë se tani ka dhe më mirë”, tha Rama, duke shtuar se kjo, sipas tij, është pjesë e “Shqipërisë së re”.Një pjesë të veçantë të fjalimit kryeministri ia kushtoi diasporës. Ai e përshkroi diasporën e deridjeshme si “një det të madh energjie”, por pa mekanizma të mjaftueshëm për të kanalizuar mundësitë dhe kontributet e saj.
Sipas kryeministrit, marrëdhënia mes emigracionit shqiptar dhe vendit ka ndryshuar krahas transformimit ekonomik të Shqipërisë.
“Tani ju në Shqipëri nuk dërgoni më para për bukë apo për ilaçe, për mbijetesë. 90 për qind e familjeve kanë përfituar këto 35 vjet së paku një herë nga diaspora shqiptare. Tani ne nuk jemi një vend mbijetese, por një vend shprese”, u shpreh ai.
Rama shtoi ndër të tjera se diaspora nuk duhet të shihet thjesht si një burim remitancash