E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti, Albertini:Opozita po refuzon demokracinë

"Të mos pranosh rregullat siç bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë". Kështu deklaroi Kryetari i Komisonit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Gabriele Albertini në takimin me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
"Pa dyshim rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultat e dala qartësisht, janë një realitet. Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon.
Të mos pranosh këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë" theksoi Albertini.
Në lidhje me liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE Albertini theksoi se brenda mesit të këtij viti, do të mbyllet proçesi i liberalizimit të vizave.
"Jemi shumë të kënaqur sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që e kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër. Natyrisht dhe për shqipëtarët, që pas vitesh izolimi, aspironi të hyni në Europë me të drejta të plota" theksoi Albertini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›