Topi me ambasadorët në Shkodër, u premton kompesim për dëmet
Dëmshpërblimi i banorëve të zonave të përmbytura dhe projektet afatgjata për shmangjen e situatave të ngjashme në të ardhmen kanë qenë kryefjala e kreut të shtetit Topi dhe amabasadorëve të SHBA-së , KE-së, dhe Spanjës të cilët kanë vizituar në mesditë zonat e përmbytura.
Ashtu siç kanë vepruar mijëra banorë të këtyre zonave përgjatë këtyre ditëve të vështira edhe presidenti Topi së bashku me ambasadorët kanë zgjedhur varkat per te vizituar disa prej zonave me te prekura nga permbytja siç është fshati Obot.
Vetë presidenti Topi ka theksuar se tashmë që situata po shkon drejt përmirësimit duhet menduar për të ardhmen e këtyre banorëve e duhen zhvilluar projekte që pengojnë përmbytjen e kësaj zone.
Ndërkaq Topi i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes për mos mbledhjen e këshillit të sigurisë duke theksuar se ruajtja e sigurisë në vend ka qenë prioritet i çdo institucioni.
Nga ana tjetër amabasadorët Uithers Lohan dhe Montobio, kanë shprehur solidaritetin me banorët e kësaj zone, ashtu siç kanë garantuar se qeveria e tyre do të ndihmojë vendin tonë në këto ditë të vështira.