E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, Islami dhe Harasani kunder PS-se Rozeta Rapushi



Dy deputete te Partise Socialiste, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, dolen dje kunder vendimit te grupit socialist per te bojkotuar mbledhjet e seancave plenare. Ndryshe nga i tere grupi socialist, qe refuzoi te jete pjese ne seancen e djeshme plenare, Harasani dhe Islami, moren pjese ne seance si dhe diskutuan ne lidhje me rendin e dites. Madje kritikuan qendrimin e kreut socialist Edi Rama, per bojkot te vazhdueshem te institucioneve duke permendur se humbja e Bashkise se Tiranes nuk eshte ndonje tragjedi per seline roze. Pas seances, vete Islami pohoi se nuk kishte ardhur ne seance parlamentare, as se eshte kundra Rames dhe as se eshte pro Berishes, por per te percjelle ne Kuvend ate mesazh e reflektimit qe Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen percolli per shqiptaret. "Sot kerkohet nje reflektim i thelle per te ndryshuar kursin e Partise Socialiste dhe deformimin qe ajo ka pesuar gjate dy viteve. Nese do te rinim ne pozicionet tona nuk eshte e mire. Politikisht duhet te ecim nje hap para ne menyre qe edhe vendi te vihet mbi shinat e nje shteti ligjor. Duhet reflektim i thelle nga te gjithe palet dhe nje bashkepunim ne funksion te interesave", u shpreh Islami. Sipas tij, leksioni i rendesishem i ketyre zgjedhjeve eshte se e majta e percare nuk fiton zgjedhjet dhe kjo eshte vertetuar ne 2005-n, ne 2009-n dhe me saktesi matematike, deri ne presje dhjetore ne 2011. Nderkohe qe u vertetua ne 2007-n se si eshte pozitivisht nje e majte e bashkuar. Ne te njejten linje edhe Harasani, tha se selia roze nuk mund te vijoje serish me rrugen e bojkotit. "Une nuk e kuptoj, se si mund t'u kerkohet deputeteve qe te mos shkojne ne Kuvend, per te cilin jane zgjedhor. Ne kete rast aplikohen dy standarde sepse Edi Rama, u thote deputeteve te mos shkojne ne Kuvend, ndersa kryetareve te bashkive qe te shkojne", tha Harasani. Sipas tij, bojkoti gati dy vjecar i opozites nuk solli asgje te mire per Partine Socialiste, perkundrazi. Nga ana tjeter, dy deputetet shprehen edhe shqetesimin e tyre se nuk thirren ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist, per shkak te qendrimit te tyre ndryshe ketij grupi, cka cenon edhe demokracine ne te. Sipas tij, kjo ndodh ne nje parti qe ka qene partia me e vjeter dhe me e rrenuar e sistemit komunist me te deshtuar ne Evrope, e cila, si rezultat e nje grupi intelektualesh, qofte dhe ata me prejardhje nga Partia e Punes, apo e atyre qe nuk kishin lidhje me te, por ishin te formuar ne Perendim, e transformuan kete parti ne 5 vite, duke e bere jo vetem anetare te Internacionales Socialiste, por duke e sjelle ne pushtet vetem 5 vjet pas vitit 1992 dhe duke arritur te marre persiper gjera qe nuk i kishte imagjinuar ish-Partia Komuniste, nga e cila kishte lindur. "Ne kete situate, nje grup, qe do i konsideroja te stilit te Revolucionit Kulturor Kinez, vjen poshte shtepise sime, i bien ziles dhe me kerkojne te zbres poshte dhe t'i shpjegoj artikullin. Kjo eshte nje ngjarje qe tregon panik, nje jave para zgjedhjeve, ne lidershipin e PS-se dhe qe tregon se sa larg eshte shkuar ne krijimin e pengesave per te shprehur lirisht opinionet ne parti",-tha Islami. Ndersa Harasani, duke pohuar se nuk eshte thirrur ne mbledhjet e grupit, tha se tashme nuk i interesojne edhe veprimet e metejshme apo kritikat ndaj tij brenda grupit.

Grupi i PS-se, vendosi bojkotin ndaj Kuvendit

Dy dite me pare, grupi socialist vendosi qe te mos marre pjese jo vetem ne komisionet parlamentare te Kuvendit, por edhe ne mbledhjet e seancave plenare. Nje qendrim ky, si pjese e hapave dhe veprimeve politike qe selia roze ndermerr kunder rezultatit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe shpalli fitues per bashkine e Tiranes, kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha, me 81 vota me shume nga numerimi i votave te hedhura ne kutite e gabuara. Tashme procesi eshte ne fazen e ankimimeve ne Kolegjin Zgjedhor, ku PS ka dorezuar kerkese padine per kundershtimin e rezultatit per Tiranen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›