E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, Rama: Me kete Kuvend, raporte teper te kushtezuara

Kryetari i Partise Socialiste me mandat te nderprere, Edi Rama, ka ritheksuar dje se me Parlamentin do te kete marredhenie te kushtezuara. "Kongresi e ka percaktuar shume qarte Parlamentin e Shqiperise, si nje institucion me legjitimitet thellesisht te cunguar, cka do te thote se ky Parlament nuk mund te jete "teatri" i nje farse demokratike. Me kete Parlament, PS duhet dhe do te kete raporte te kushtezuara nga fillimi deri ne fund", deklaroi gjate konferences se djeshme per shtyp, Edi Rama. Sipas tij, Kongresi ka qene absolutisht i qarte dhe i vendosur ne konsideraten e legjitimitetit thellesisht te cunguar te cdo produkti institucional dhe politik te rezultatit te ketyre zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme, jane nje objektiv i imponuar per t'i dhene sovranitet te pakontestueshem politik Parlamentit dhe mandat politikisht legjitim, qeverise se vendit.

"Jam ketu per reagimin e turpshem te pushtetit, lidhur me nje prej aspekteve me flagrante dhe njekohesisht me alarmante te maskarades zgjedhore, qe eshte bashkepunimi i pushtetit me nje lukuni kriminelesh te nxjerre nga burgjet, per te ushtruar autoritetin e tyre mafioz ne te gjitha ato zona, ku jane perdorur per ndikim te drejtperdrejte ne rezultatin e zgjedhjeve",-tha Rama. Ai theksoi se askush nuk mund ta ktheje PS ne nje zgjatim te dekorit pseudo-demokratik te ketij Parlamenti. Thene kjo, per te, eshte fare e qarte edhe autoriteti qe Kongresi i ka lene grupit parlamentar dhe forumeve te PS, per te ushtruar sovranitetin e vet. "Procesi i deformimit dhe procesi i transformim te kesaj Republike, ne nje projekt qe synon kapjen jo vetem te shtetit, i cili eshte perfundimisht i kapur, por edhe kapjen e gjithe sektoreve jetik te vendit, per te kontrolluar funksionet e demokracise, vazhdon sot dhe gjithe diten", deklaroi Rama. Per liderin ne detyre te selise roze, sic kane dale ne drite ato emra dhe sic ka dale ne drite ai aspekt kriminal i ketyre zgjedhjeve pas 28 qershorit, cdo dite vijon persekucioni politik ndaj njerezve te afishuar si qytetare opozitare, ne te gjitha nivelet, duke i larguar masivisht nga puna. Ai theksoi se s'mund te pranojne qe ne kete vend, njerezit te detyrohen te jene sherbetore te nenshtruar te pushtetit per te pasur qofte edhe nje vend pune, qe ne kete vend sipermarresit te detyrohen te rrine koke ulur dhe te mundohen t'i fshihen pushtetit, per shkak te suksesit te tyre. Ashtu si kunder socialistet, sipas Rames, nuk mund te pranojne qe media te vendoset e gjitha nen presion dhe trysni dhe qe gazetareve t'ju vihen ne goje, fjalet qe duhet te thone, per shkak se pushteti tregoi se qenka ne gjendje t'i marrka zgjedhjet me dhune dhe se nuk u ndalka perpara asgjeje. "Ne do te luftojme dhe do te rezistojme, sepse kemi detyrimin e madh, patriotik ne radhe te pare, t'i japim ze nje Shqiperie qe lengon ne nje krize ekonomike qe shkon duke u thelluar, ne nje krize te shtetit te se drejtes, qe shkon duke u shperbere dhe nje krize te demokracise, qe shkon duke u kufizuar", perfundoi fjalen e tij, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›