Godo per Topin: Heshtja per zgjedhjet, nje paradoks
Kryetari i nderit te Partise Republikane, pjese e koalicionit qeveritar, Sabri Godo, deklaroi dje se e konsideronte paradoksale heshtjen e presidentit te Republikes per procesin zgjedhor ne vendin tone me 28 qershor. Godo e cileson kete si paradoks, nisur nga rendesia qe procesi kishte per vendin, ne nje plan edhe me te gjere se ai i lidhur thjesht me politiken e brendshme. "Une mendoj se presidenti kishte detyrimin moral te mbeshteste mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe me duket se kete pjeserisht e beri. Por do te ishte krejt e natyrshme te jepte nje mendim te tij ne lidhje me mbylljen e ketyre zgjedhjeve", - tha Godo.
I njohur per perfshirjen direkte ne procesin e hartimit te Kushtetutes, Godo argumenton edhe detyrimin qe rrjedh nga ligji themelor, qe duket se nuk perjashton presidentin nga pergjegjesia e mbajtjes se nje qendrimi zyrtar ne lidhje me kete ceshtje. Nje detyrim qe gjithsesi tingellon me shume moral sesa ligjor. "Ky nuk eshte nje detyrim kushtetues eksplicit. Por Kushtetuta presupozon se kur ka nje ngjarje politike te madhe qe shtrihet mbi te gjitha partite, atehere ngrihet figura e presidentit dhe thote si i mendon ai. Keshtu qe heshtja e tij mua nuk me duket kaq e natyrshme", - tha Godo.
Panorama paszgjedhore eshte e mbushur me kontraste te forta te Partise Socialiste qe vene ne dyshim rezultatin e prodhuar nga zgjedhjet. Kjo duhet te jete nje nga arsyet e forcimit te zerave politike, qe lexojne mbi heshtjen e presidentit Topi mbi qellimet qe bien ndesh me pozicionin e tij mbi palet. "E pare ne kete kontekst, ndokush tashme edhe mund te thote se presidenti me heshtjen e tij i jep nje perkrahje indirekte atyre qe kontestojne keto zgjedhje. Une nuk mund ti drejtoj nje kritike te tille presidentit, por le shteg per interpretime dhe prandaj me duket se ishte e nevojshme qe ai te shfaqte nje mendim te tij ne kohen e duhur", - perfundoi Godo.
Qe nga data 28 qershor kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, te cilat u cilesuan nga shume nderkombetare si me te mirat e realizuara ndonjehere ne Shqiperi, kryetari i shtetit heshtur. Presidenca shqiptare dhe personalisht Presidenti i Republikes, Bamir Topi, edhe pse kane kaluar 60 dite nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, paradoksalisht nuk kane dale ende, me nje prononcim publik dhe zyrtar mbi keto zgjedhje. Kjo eshte hera e pare ne historine e Shqiperise qe nje institucion i larte si Presidenca, nuk shprehet per zgjedhjet parlamentare edhe pas shpalljes zyrtare te rezultateve te tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nderkohe qe per zgjedhjet ne Shqiperi jane shprehur institucione dhe personalitete te larta nderkombetare.