E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhupa: Fillimi i mbare, gjysma e punes

Partizani e nisi me nje fitore sezonin e ri ne Kategorine e Pare. Fitorja e shenuan ndaj Bilisht Sportit, ndonese minimale, ishte e mjaftueshme per te kenaqur stafin drejtues te te kuqve. Ekipi kryeqytetas kaloi ne avnatazh, me nje gol te Pashajt ne mesin e pjeses se pare. Eksperienca e disa lojtareve te njohur te kampionatit, si Bejzade dhe Bakalli ndikuan ne lojen, e cila eshte dominuar nga te kuqte. Trajneri i Partizanit Eduard Zhupa vleresoi paraqitjen e skuadres se tij ne ndeshjen e pare dhe theksoi se objektivi do te realizohet patjeter, ne edicionin ne vijim. - "Jam shume i kenaqur me paraqitjen e skuadres ne ndeshjen e pare," - tha Zhupa. - " Partizani luajti per te arritur maksimumin dhe realizimi i objektivit eshte realizuar ne ndeshjen e pare. Hapi i pare ne kampionat do te ndikoje edhe ne ndeshjet e tjera. Partizani synon shkeputjen e menjehershme ne kampionat." Te kuqte luajne per here te dyte ne Kategorine e Pare. Nje dekade me pare te kuqte u ngjiten serish, duke mos humbur asnje ndeshje. Per te pasur nje ecuri sa me pozitive, trajneri vlereson se duhet edhe nje lojtar sulmi, ose te rregullohet finalizmi, qe ka caluar serish ndaj Bilisht Sportit. - "Me rastet qe krijuam duhet te kishim shenuar me shume gola. Na mungon finalizimi. Por fakti qe e dominuam ne te gjitha drejtimet ndeshjen, duhet marre si pozitiv," - perfundon trajneri i te kuqve, Edmond Zhupa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›