E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti? Socialistët mbledhin sot grupin

Vendimi për pjesëmarrjen ose jo të Partisë Socialiste në Parlament do të bëhet i ditur sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të saj. Rinisja e paralajmëruar e protestave qytetare është një hap i cili lidhet natyrshëm me rifillimin edhe të bojkotit parlamentar, një lëvizje mjaft e kritikuar edhe nga partnerët e Shqipërisë. Vendimi duket se do të merret realisht sot, pasi që prej seancës së fundit të datës 18 mars, selia rozë ka mbajtur heshtje rreth kësaj çështjeje që plotëson atë që quhet politikë jashtë-institucionale. Një ide rreth asaj që pritet të vendoset mund të krijohet nga situata e tanishme, e cila ka pështjelluar opinionin si për drejtësinë e kërkesave të opozitës dhe rrugës së realizimit të tyre në seancën e fundit, ashtu edhe për qëndrimin e fortë të shumicës, e cila po mbrohet me argumente juridike.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›