Studentët fitues, regjistrimet javën e ardhshme
Sot nisi afishimi i listave me fituesit e universiteteve ne cdo shkolle te mesme. Regjistrimi i kandidatëve fitues në fillim të javës së ardhshme, kur sekretaritë do të mbajnë dyert e hapura nga ora 08:00 me 16:00.
TIRANË-Gjatë ditës së sotme të gjitha shkollat e mesme të vendit do të afishojnë listat e studentëve fitues për në shkollat e larta sipas degëve përkatëse që kanë zgjedhur.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet që të nisë regjistrimi i fituesve të parë dhe kur të ketë mbaruar regjistrimi i fituesve të parë, në bazë të kuotave që kanë përcaktuar fakultetet përkatëse, do të bëhet zëvendësimi i vendeve të mbetura bosh.
Regjistrimi i kandidatëve fitues pritet të çelet në fillim të javës së ardhshme, kur sekretaritë e fakulteteve, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në orën 16:00 të pasdites do të mbajnë dyert e hapura për pranimin e dokumenteve të fituesve.
Këtë vit një numër i konsiderueshëm maturantësh nuk kanë mundur që të fitojnë një të drejtë studimi. Nga të dhënat e deklaruara nga specialistët e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, rezulton se këtë vit për këtë shkak kanë humbur të drejtën e studimeve të larta rreth 4500 nxënës në të gjithë vendin. Njëkohësisht rreth 150 maturantë të tjerë janë penalizuar që në fazën e parë, pasi testet e tyre rezultuan te kopjuara.
Aktualisht është miratuar dhe numri zyrtar i kuotave të pranimeve për sistemin e ditës. Bazuar në fluksin e kërkesave të paraqitura nga vetë maturantët, janë akorduar më shumë kuota për Universitetin e Tiranës, i cili këtë vit do të presë më shumë se 7000 studentë të rinj. Po ashtu, rritje e preferencave është vënë re edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)